​Mbi 632 mijë qytetarë u vaksinuan me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Mbi 632 mijë qytetarë u vaksinuan me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19

    Insajderi
    12 October 2021 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri të martën e 11 tetorit, në Kosovë janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa, 632 mijë e 567 qytetarë tashmë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19. Kështu bëhet e ditur në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

    I njëjti raport ka njoftuar të hënën për dy raste të vdekjes dhe 14 raste të reja pozitive me COVID-19.

    Ndërkohë që vazhdojnë thirrjet për qytetarët që të vaksinohen e në këtë mënyrë të mbrohen edhe nga virusi vdekjeprurës.

    Në Kosovë tashmë janë në fuqi masat antiCOVID-19 që vendosi Qeveria e Kosovës, meqë numri i rasteve të vdekjeve dhe rasteve pozitive shënuan rritje në javën e fundit të gushtit. Prej atëherë masat vazhduan, por kishte disa ndryshime. Ajo që mbeti në fuqi nga fillimi ishte ora policore 22:00-05:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark