Eskalon debati në komisionin për Siguri - Bekë Berisha i drejtohet ministrit Sveçla me "zotëri Sfeklla": Mos më shitë mend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Eskalon debati në komisionin për Siguri – Bekë Berisha i drejtohet ministrit Sveçla me “zotëri Sfeklla”: Mos më shitë mend

    Insajderi
    12 October 2021 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot mbledhja në Komisionin për Siguri ka nisur me tensione.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, janë larguar nga komisioni pasi nuk pranuan kërkesën e opozitës që të raportojnë veçmas ashtu siç ishte paraparë.

    Bekë Berisha i AAK-së i është drejtuar ministrit Sveçla me zotëri Sfeklla derisa i ka thënë që të mos shes mend, shkruan Insajderi.

    “Zotëri Skeflla, mos më shitë mend mu – hajde…”, i ka thënë Berisha ministrit derisa ky i fundit ka lëshuar mbledhjen.

    Tutje kryetari i Komisionit për Siguri ka vazhduar përplasjet me anëtarët e këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes.

    Pastaj, mbledhjen e kanë lëshuar edhe një pjesë e deputetëve të VV-së, që janë anëtarë të këtij Komisioni.

    “E paske thirrë këtë mbledhje për show mediatik”, i tha Enver Dugolli kryetarit të komisionit teksa Berisha iu përgjigje se këtë e keni zbuluar ju.

    “Ditën e mirë e bëfsh – vazhdoni”, dëgjohet dukë iu thënë Berisha deputetëve të VV-së të cilët lanë mbledhjen poashtu.

    Ndërkohë, Bekë Berisha ka thënë se ka pasur pyetje për ministrin, e që sipas tij, ai nuk do të guxonte të përgjigjej.

    “Kjo mbledhje është thirrë për situatën në veri. Unë kam pyetje për ministrin qe nuk guxon me u përgjigj. Fatmir po i lexoj pyetjet, pse me barazu njësinë speciale me strukturat e Serbisë? A e din që zëvendësimi i policisë me KFOR-it është kthim i rezolutës 1244. Pranimi i targave KM është hapi i parë drejt Zajednicës. Kom pas plot pyetje edhe për drejtorin e policisë”, ka thënë ai./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark