
Me përplasje ka kaluar mbledhja në Komisionin për punë të brendshme. Madje ministri Xhelal Sveçla, ka lëshuar në një moment mbledhjen dhe nuk është kthyer më.
“S’ua kemi pasë borxh këtyne hajgaregjive politik për gjakun që është derdhë me na e kthy rezolutën 1244 në veri që janë shenjat e para të aneksimit të veriut. Këta janë tu e shitë këtë vend. Edhe thonë shoë mediatik, po shoë po bëjnë këta”, ka thënë kryetari i komisionit Bekë Berisha.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, janë larguar nga komisioni pasi nuk pranuan kërkesën e opozitës që të raportojnë veçmas ashtu siç ishte paraparë.
Bekë Berisha i AAK-së i është drejtuar ministrit Sveçla me zotëri Sfeklla derisa i ka thënë që të mos shes mend, shkruan Insajderi.
Tutje kryetari i Komisionit për Siguri ka vazhduar përplasjet me anëtarët e këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes.
“Zotëri Skeflla, mos më shitë mend mu – hajde…”, i ka thënë Berisha ministrit derisa ky i fundit ka lëshuar mbledhjen.
Pastaj, mbledhjen e kanë lëshuar edhe një pjesë e deputetëve të VV-së, që janë anëtarë të këtij Komisioni.
“E paske thirrë këtë mbledhje për show mediatik”, i tha Enver Dugolli kryetarit të komisionit teksa Berisha iu përgjigje se këtë e keni zbuluar ju.
“Ditën e mirë e bëfsh – vazhdoni”, dëgjohet dukë iu thënë Berisha deputetëve të VV-së të cilët lanë mbledhjen poashtu.
Ndërkohë, Bekë Berisha ka thënë se ka pasur pyetje për ministrin, e që sipas tij, ai nuk do të guxonte të përgjigjej.
Lexo edhe: