Insajderi
Lajme

​Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Insajderi
12 October 2021 - 20:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot nga njësitet policore të stacionit Qendra, është arrestuar një person i kërkuar.

Aksioni i policisë është kryer në Çagllavicë, ku është arrestuar i dyshuari B.K. (mashkull), 32-vjeç, ndaj të cilit kanë qenë aktive tri urdhëresa nga gjykata për veprat: Blerje dhe posedim shpërndarje, shitje e paautorizuar e narkotikeve substancave psikotrope si dhe prodhim dhe përpunimi i narkotikeve.

Personit në fjalë pas arrestimit, gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike.

Pas inicimit të rastit dhe përfundimit të procedurave policore, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit (rreth 4 vite burgim).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark