Daut Haradinaj për ndërtuesit në Prishtinë: Nëse bëjnë shkelje ligjore as mos t'ia mësyjnë komunës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj për ndërtuesit në Prishtinë: Nëse bëjnë shkelje ligjore as mos t’ia mësyjnë komunës

    Insajderi
    12 October 2021 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I ftuar në njërin nga televizionet nacionale, përballë analistëve, kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj tha se Prishtina i bashkon të gjithë qytetarët, prandaj edhe slogani i tij është e para Prishtina.

    Duke folur për problemet dhe tollovinë shkaktuar nga ndërtimet e shumta në Prishtinë, Haradinaj tha se nuk besom se ka mafi te ndërtimit, por ata duhen ta kenë të qartë se duhet respektuar rregullat.

    ‘Janë kategori e respektuar që gjenerojnë zhvillim ekonomik dhe do të trajtohen si kategori e respektuar, por nëse bëjnë shkelje ligjore as mos t’ia mësyjnë komunës sepse nuk do të kem fare mirëkuptim për ta’, u shpreh ai.

    Ndërkaq, duke folur për rritjen e sigurisë në kryeqytet, Haradinaj tha se Ligji për Kryeqytetin parasheh edhe formimin e policisë lokale, e cila do të kontribojë direkt në rritjen e sigurisë.

    ‘Ligji per Kryeqytetin para sheh edhe themelimin e Policisë së Kryeqytetin. Kjo do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë. Në rast se në një lagje të caktuar, polici i lagjes do të jetë nga ajo lagje ku jeton, atëherë do të ishte shumë më e lehtë që t’i identifikojë problemet dhe shkelësit e ligjit, sepse i njeh njerëzit dhe është i mishëruar me problemet e asaj lagje’, tha Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark