Arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj, ishte i kërkuar për vjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj, ishte i kërkuar për vjedhje

    Insajderi
    13 October 2021 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Ferizaj ka arrestuar një 36-vjeçar i cili kërkohej me urdhër të Gjykatës, pasi ishte i dënuar me një muaj burgim për veprën penale “Vjedhje”.

    Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Sojevë të Ferizajt.

    “Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent , ka arritur që mbrëmë në ora 21:30 në fshatin Sojevë të Ferizajt të ndalojë dhe të arrestojë një person me inicialet B.A (M/K) i moshës 36 vjeçar”, thuhet në njoftim.

    Pas komplementimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

    “Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Vjedhje’’ me dënim burgimi prej një (1) muaji. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, bëhet e ditur në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark