​Moti për sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Moti për sot

    Insajderi
    13 October 2021 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me rritje të lehta të temperaturave.

    Megjithatë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë riga të dobëta të shiut.

    “Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Nuk përjashtohen mundësit që të ketë riga të intensitetit të dobët. Dita e enjte parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë, Në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, ka njoftuar IHMK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark