Si u prit nisma "'Dita pa sytjena" qëllimi dhe ofendimet që morën, flet organizatorja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Si u prit nisma “‘Dita pa sytjena” qëllimi dhe ofendimet që morën, flet organizatorja

    Insajderi
    14 October 2021 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besarta Kalaja

    Për herë të parë në Prishtinë është mbajtur organizimi i nismës ”Shliroj Cicat” në kuadër të muajit Tetor, i cili është dhe muaj i ndërgjegjësimit të grave mbi kancerin e gjirit.

    Ky aktivitet kishte për qëllim të ngris vetëdijësimin e shoqërisë mbi kancerin e gjirit dhe të problematizojë, kërkojë ndryshimin apo përceptimin mbi sytjenat që gratë veshin.

    Ermira Murati, organizatore e nismës, në një intervistë për Gazetën Insajderi ka thënë se me këtë aktivitet jo vetëm që dëshiron të ngris vetëdijësimin për kancerin e gjirit por i fton të gjitha gratë të bëjnë testet adekuate që të zbulohet më herët këtë sëmundje.

    Ermira Murati me këtë aktivitet dëshiron edhe të demostrojë që gratë nuk e kanë të domosdoshme të veshin sytjena.

    Ajo përmes këtij aktiviteti, ka praktikuar mos mbajtjen e sutjenave në kohen kur po mbahej ky aktivitet më qëllim që gratë të shlirohen nga ndikimi patriarkal dhe stereotipet shoqërore në trupin e tyre dhe të jenë të lira.

    Kjo është intervista e plotë me Ermira Muratin:

    1. Ka përfunduar nisma “Shliroj Cicat”, a mund të tregoni si ka shkuar aktiviteti dhe a ka qenë në pritshmeritë e juaja pjesëmarrja e njerzëve?

    Si temë e realizuar për herë të parë, kam qenë e vetëdijshme se njerëzit mund të mos jenë të mësuar me këtë dhe se gratë, duke e ditur mendësinë e përgjithshme, mund të mos ndihen rehat për heqjen e sytjenave. Por, për dallim prej pritjeve, suksesi ishte tejet i madh, aq sa kishte gra që i sillnin sytjenat tyre sepse nuk i përdorin më.

    Për daljen në publik me sytjena jam befasuar nga të dyja, edhe gratë më në moshë por edhe më të reja. Më kanë befasuar gratë, nëna, më në moshë të cilat i thyejnë këto paragjykime dhe dalin pa sytjena në publik e në punë, ndërsa, jam befasuar nga disa vajza të reja të cilat ishin pro heqjes së sytjenave por nuk ndiheshin rehat t’i hiqnin të tyret. Prandaj, mendoj se është e rëndësishme që kemi inkuadruar në shoqëri idenë se sytjenat nuk janë të nevojshme, edhe pse ka hezitim nga shumë, jam e bindur se kjo do të ndryshojë gradualisht me zhvillimin e mëtejshëm të projektit dhe gjithsesi në edicionet e radhës.

    Gjithsesi, unë jam ndarë e kënaqur me prezencën e madhe të grave nga të gjitha moshat dhe me vullnetin e tyre për t’u bërë pjesë e këtij ndryshimi. Jam e kënaqur me gratë qe futeshin ne zhveshtore që t’i hiqnin sytjenat aty për aty dhe jam tejet e lumtur me prezencën e grave të mbijetuara nga kanceri i gjirit pasi që këto dhe historia e tyre, guximi dhe fuqia që ato kanë pasur të mundin këtë sëmundje, janë motivimi im për të vazhduar me tutje me këtë.

    2. Si erdhi ideja që ju ta jetësoni këtë aktvitetet i cili u mbajt për herë të parë në Kosovë?

    Ideja për këtë aktivitet vije prej frustrimit tim me mendësinë e “nevojës së sytjenave për gratë”. Unë mendoj se sytjenat janë të nevojshme në raste si kur merremi me ndonjë sport që përfshinë vrapim apo lëvizje të madhe ku gjinjtë mund të lëndohen, por asesi gjatë ditës kur jemi vetëm duke ecur, ulur në tavolinën e punës apo duke kryer punë të tjera të thjeshta e as vetëm kur qëndrojmë në shtëpi.

    Duke u nisur prej kësaj bindje dhe duke i parë gratë që i mbajnë sytjenat aq gjatë dhe pa nevojë – madje me raste edhe gjatë natës kur flenë, vendosa që është një lidhje e mirë që ta përdor këtë për të shtyrë përpara dy kauza: vetëdijësimin për kancerin e gjirit dhe fuqizimin e gruas për t’u larguar nga kjo mendësi shtypëse patriarkale ndaj trupit të tyre. Gjithë kjo ndërlidhet në mënyrë shumë të mirë me ditën ndërkombëtare “No Bra Day” e cila i bashkon të dyja këto kauza në një ditë.

    3. A keni pasur paragjykime ose ofendime sa i përket motos që keni përdorur në event?

    Po, ka pasur njerëz të cilët online shprehin mllefin e tyre dhe mendimin e tyre të pamenduar mirë e me të vetmin qëllim – kundërshtimin dhe sharjen e çdo gjëje që është e re dhe e pakuptueshme për ta.
    Sigurisht se, nëse këta të njëjtit do kishin marrur pak kohë për tu njohur me shumë me aktivitetin, përshkrimi i të cilit ishte vendosur në çdo postim që ata kan mundur ta shohin, paragjykimet dhe ofendimet nuk mund të kishin zënë vend.

    Ofendimet ishin nga më të ndryshmet por kryesisht vinin për fjalën “Cica” të përdorur dhe për idenë e heqjes së sytjenave. Pra, është kjo e njëjta shoqëri që aktiviteti mundohet ta ndryshojë e cila reagon në formë të tillë dhe, sado të rënda të jenë komentet e tyre, ky është njoftim se intervenimi im është duke pasur efekt.

    4. Cka duhet bërë më shumë që të thyhen këto stigma për gratë sa i perket mbajtjes së sytjenave dhe të rritet shkalla e ndëgjegjesimit mbi kancerin e gjirit?

    Pas një periudhe kundërshtimi vije një fazë kompromisi ku shoqëria pranon këto mendime “ndryshe” prej të tyre. Për këtë arsye mendoj se ky aktivitet dhe të gjitha të tjerat që kanë për qëllim kundërshtimin e mendësive të gabuara të instaluara në shoqëri duhet të vazhdojnë pa marrur parasysh reagimet e shoqërisë sado të këqija që mund të jenë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark