Insajderi
Insajderi

Kërkohet paraburgim ndaj 3 personave për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit

Insajderi
15 October 2021 - 08:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërkohet paraburgim ndaj 3 personave për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve B.H., B.A. dhe H.B., të cilët gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit B.H. dhe B.A., në disa lokacione të ndryshme në komunën e Gjilanit, për qëllime të shfrytëzimit seksual kanë trafikuar të dëmtuarën A.H., ashtu që e njëjta të ofroj shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm.

“Me këto veprime të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa, i pandehuri H.B., dyshohet për veprën penale ‘’Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’, të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark