Insajderi
Insajderi

​Digjet një banesë në Fushë Kosovë, policia dhe FSK shpëtojnë një grua

Insajderi
15 October 2021 - 09:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Digjet një banesë në Fushë Kosovë, policia dhe FSK shpëtojnë një grua
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një banesë është kapluar nga zjarri dje pasdite në Fushë Kosovë. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy zyrtarë policor dhe gjashtë pjesëtarë të FSK-së, të cilët e kishin hapur derën e banesës me forcë dhe e kishin nxjerrë nga banesa viktimën femër kosovare, të cilës i është ofruar tretman mjekësor.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dal eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga energjia elektrike. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark