Insajderi
Lajme

Qeni i policisë leh Vulinin, “twitteristët” kërkojnë t’i kontrollohen xhepat ministrit

Insajderi
16 October 2021 - 19:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qeni i policisë leh Vulinin, “twitteristët” kërkojnë t’i kontrollohen xhepat ministrit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Twitter ka nisur të shpërndahet një video e një skene interesante që ndodhi teksa ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, vizitoi njësitet policore.

Teksa ai përshëndeti policin afër së cilit qeni i policisë po qëndronte i ulur qetësisht, kafsha u shqetësua dhe nisi të lehte ndaj Vulinit, raporton Zeri.info.

Vulini buzëqeshi i hutuar dhe vazhdoi patrullimin.

“Qeni nuk gabon, kurrë”, shkroi një përdorues i Twitterit duke bashkëngjitur videon, me shumë të tjerë që u pajtuan me deklarimin e tij.

“I mençur”, “Qentë kurrë nuk bëjnë gabime. Stërvitje e mirë”, “Nuk e kuptoj se si nuk iu kontrolluan xhepat e tij. Pa shaka, këta qen janë të stërvitur, qeni çmendet kur vjen ky”, “Ky për mua do të ishte një rast për hetim”, ishin disa nga komentet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark