Kurti kujton dëshmorin Adrian Krasniqi: Ishte ndër luftëtarët më të guximshëm edhe sepse ishte ndër të parët e UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti kujton dëshmorin Adrian Krasniqi: Ishte ndër luftëtarët më të guximshëm edhe sepse ishte ndër të parët e UÇK-së

    Insajderi
    16 October 2021 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti e ka kujtuar dëshmorin e kombit, Adrian Krasniqi, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.

    “Sot e 24 vjet më parë, gjatë një aksioni të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e forcave të policisë serbe në Kliçinë të Pejës, ra heroikishit dëshmori i kombit, Adrian Krasniqi. Ai ishte ndër luftëtarët më të guximshëm edhe sepse ishte ndër të parët e UÇK-së”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    “Nuk pati frikë sepse kishte shumë dashuri për liri. Si student i Fakultetit të Ekonomisë, në kohën kur po i mohohej çdo e drejtë popullit tonë nga pushtuesi serb Adriani iu bashkua celulave të para të UÇK-së”.

    Ai shtoi se guximi, zelli dhe dashuria e Krasniqit për atdheun e lirë janë vlera që duhet t’i synojë gjithsecili.

    “Guximi i tij, zelli dhe dashuria për atdheun e lirë, janë virtyte dhe vlera që duhet të synohen nga të gjithë ne. Lavdi jetës dhe veprës së heroit, Adrian Krasniqi!”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark