Numërohen mbi 60% e votave në Drenas – Ja ku renditet Ramiz Lladrovci - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Numërohen mbi 60% e votave në Drenas – Ja ku renditet Ramiz Lladrovci

    Insajderi
    17 October 2021 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur janë numërua rreth 60 për qind të votave në Komunën e Drenasit, ende nuk dihet fituesi.

    Edhe pse kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramiz Lladrovci po prin me vota në këtë komunë, rezultati përfundimtar mund të çojë në balotazh.

    Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, rezultatet janë si më poshtë:

    Ramiz Lladrovci (PDK ) – 46,08%

    Driton Ajazi (DD) – 31,90%

    Fejzi Kiqina (LVV) – 15,93%

    Xhavit Drenori (GDP) – 3,54%

    Arta Ahmeti – Xhylani (AAK) – 1,72%

    Anduena Gllareva (LDK) – 0,84%

    Sipas të dhënave të para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit rezulton që 43.5% e qytetarëve ushtruan të drejtën për të votuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark