KQZ: Sonte s’ka konferencë për rezultate preliminare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    KQZ: Sonte s’ka konferencë për rezultate preliminare

    Insajderi
    18 October 2021 - 00:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se sonte nuk do të ketë konferencë për media lidhur me rezultatet preliminare.

    Këtë e konfirmoi vetë Komisioni Qendror përmes një komunikate dërguar mediave.

    Më poshtë edhe komunikata e plotë:

    Të nderuar përfaqësues të mediave;

    Duke iu falënderuar shumë për angazhimin tuaj gjatë ditës së sotme duke raportuar për procesin zgjedhor dhe punën e KQZ-së, dua t’iu njoftoj se sonte nuk do të ketë një konferencë nga anëtarët e KQZ-së lidhur me rezultatet preliminare.

    Rezultatet preliminare janë duke u shfaqur në aplikacionin e KQZ-së dhe ftojmë mediat që t’i referohen ashtu siç po bëjnë deri më tani.

    Në këtë aplikacion janë duke u shfaqur rezultatet preliminare të Zgjedhjeve për Kryetar Komune dhe rezultati i subjekteve politike për Kuvende Komunale.


    Gjithashtu, dua të njoftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, se këto janë vetëm rezultate preliminare.

    Rezultatet përfundimtare shpallen nga KQZ pas verifikimit dhe numërimit të votave me kusht; votave me postë; votave të personave me nevoja të veçanta; pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve; si dhe pas përfundimit të shqyrtimit dhe vendosjes lidhur me ankesat eventuale të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark