Insajderi
Insajderi

Pas rezultatit të zgjedhjeve në Prishtinë, Ismaili: Faleminderit qytetarëve që besuan në mua, një frymë e re doli në pah

Insajderi
18 October 2021 - 00:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas rezultatit të zgjedhjeve në Prishtinë, Ismaili: Faleminderit qytetarëve që besuan në mua, një frymë e re doli në pah
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Prishtinë, Uran Ismaili është lajmëruar pas rezultatit të zgjedhjeve.

Ismaili i cili bazuar në rezultatet e KQZ është renditur i treti si më i votuari. Apo 21,69% të vota (16.147) ka falënderuar qytetarët që e votuan.

“Falemnderit të gjithë qytetarëve, pa dallim, që sot dolën dhe votuan për qytetin tonë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

“Falemnderit nga zemra të gjithëve që besojnë në mua, për atë që unë përfaqësoj, dhe që ma treguan besimin e tyre. Sot, një frymë e re doli në pah në Prishtinë. Një mënyrë e re e të bërit politikë – që qytetarin e ka në qendër”, shkruan ai.

Fara është mbjellë është shprehur Ismaili.

“Falemnderit ekipit tim, kandidatëve tanë, vullnetarëve tanë, si dhe anëtarëve e mbështetësve për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur. Prishtina na bashkon. 🌳💙”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark