Kurti “vazhdon” heshtjen zgjedhore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti “vazhdon” heshtjen zgjedhore

    Insajderi
    18 October 2021 - 01:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i VV-së, Albin Kurti, nuk ka dalë në asnjë konferencë për medie për të komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale që janë mbajtur sot në Kosovë.

    Sipas shifrave të fundit nga KQZ, Vetëvendosje e ka humbur Mitrovicën, pasi në këtë komunë ka fituar bindshëm Bedri Hamza (PDK).

    Ndërsa në Kamenicë, Podujevë e Gjilan VV po shkon në balotazh. E gjithashtu edhe në Prishtinë.

    Mirëpo, për dallim nga Kurti, liderët e LDK-së dhe PDK-së kanë dalë në konferencë.

    Memli Krasniqi i PDK-së ka thënë se partia e tij i fiton 5 komuna pa balotazh dhe pret t’i fitojë edhe 7 të tjera në balotazh.

    Ndërsa, Abdixhiku, ka thënë që do të shkojnë në Podujevë për të festua.

    Ndërsa Krasniqi i PDK-së tha se në pesë komuna partia e tij fiton pa balotazh, ndërkohë që në rundin e dytë të zgjedhjeve presin t’i fitojnë edhe 7 komuna të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark