Vrasja në Podujevë, flasin familjarët: Vrau djalin e axhës për “tre kilogram fasule” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Podujevë, flasin familjarët: Vrau djalin e axhës për “tre kilogram fasule”

    Insajderi
    18 October 2021 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot rreth orës 08:00 në Batllavë të Podujevës është qëlluar për vdekje me armë zjarri një person i gjinisë mashkullore, shkruan Gazeta Insajderi.

    Dorasi i cili është arrestuar ka lidhje familjare me viktimën. Mësohet se ata janë djem të axhës mes vete.

    Arsyeja e vrasjes sipas një familjari tjetër është skandaloze.

    Ky familjar për një televizion tha se janë vrarë për tre kilogram pasul.

    “Për tre kilogram pasul. Në një arë ka hy lopa e personit që ka vdek dhe ia ka demtu tre kilogram pasul. Ndërsa personi i dyshuar ka hapur konfrlit ku janë rrahur dje mes vete e sot ndodhi kjo që ndodhi” tha një familjar./Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark