Tahiri: Pres dyndje nga Skenderaj dhe Mitrovica për zgjedhjet në Vushtrri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Pres dyndje nga Skenderaj dhe Mitrovica për zgjedhjet në Vushtrri

    Insajderi
    18 October 2021 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhafer Tahiri i është rikthyer deklaratave të vjetra për ndërhyrje nga komuna fqinje në garën për Vushtrrinë.

    Tahiri ka deklaruar se pret dyndje nga Skënderaj e Mitrovica për t’i ndihmuar PDK-së dhe Idrizit në Vushtrri për garën e Balotazhit.

    “Natyrisht që pres dyndje nga Skënderaji dhe Mitrovica, pasi që tash PDK-ja atje tashmë ka fituar, por unë i ftoi qytetarët për një fushatë të qetë” ka thënë Tahiri në Kanal 10.

    Në pyetjen e moderatorit nëse ai po aludon në ardhjen e Sami Lushtkut për ta ndihmuar Idrizin në Vushtrri, Tahiri është përgjigjur se kjo ka ndodhur tradicionalisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark