‘Nejse, për veti e kanë’, Xhemajl Hasani i Nismës vazhdon spektaklin në rrjetet sociale pas përfundimit të zgjedhjeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Nejse, për veti e kanë’, Xhemajl Hasani i Nismës vazhdon spektaklin në rrjetet sociale pas përfundimit të zgjedhjeve

    Insajderi
    19 October 2021 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Nismës për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, gjatë një debati televiziv, kishte tërhequr vëmendjen me deklaratën e tij pasi pyetet nga moderatorja e emisionit se çfarë veture vozitë.

    Përgjigja e tij ishte “veturë modeste”, Ferrari. Moderatorja e pyet për vlerën e veturës, Hasani thotë se kushton 70/80 mijë euro dhe kjo deklaratë e Hasanit ngjalli të qeshura në emision.

    Tutje, ai nuk posedonte as planprogramin për qeverisjen katër vjeçare në Podujevë, duke thënë se tashmë qytetarët e kanë në duar dhe e kanë mbështetur plotësisht.
    Por, pas publikimit të rezultateve të KQZ-së, Hasani mori vetëm 0.54% të votave të përgjithshme në këtë komunë.

    Në shaka Xhemajl Hasani në një emision prezantoi programin e Besnik Tahirit si të tijin
    Një ditë pas zgjedhjeve, ( të hënën), Hasani ka publikuar disa statuse në llogarinë e tij në Facebook.

    Ai thotë se po pret rezultatet përfundimtare, pasi nuk i beson atyre preliminare të KQZ-së.

    Tutje, tregon se njerëzit i kanë premtuar për votë, por se prapë nuk e ka problem që e kanë gënjyer.

    “Rezultateve preliminare nuk duhet me ju besu shumë. Ne po i presim rezultatet përfundimtare e të shohim se çka ka mujt me ndodhë…Krejt me kanë thanë se të kryme e ke këtë farë pune po nejse për veti e kanë”, shkroi Hasani.

    Në reagimin e dytë ai flet për programin e kryetarit të AAK-së, Besnik Tahiri.

    Sipas Hasanit, qytetarët nuk votojnë për programin e mirë, por votojnë për ata që mashtrojnë.

    “Këtu nuk votohet për programin. Programin me të mirë e ka pasë Besniku. As i sinqerti nuk votohet! Këtu votohen ata që dinë me mashtru… Ja pafshi hajrin”, shkroi tutje.
    Në reagimin e tretë, tha se s’është vetëm ai që nuk ka fituar pa balotazh, pasi shton se edhe kandidatët e tjerë që kanë shpresuar më shumë së Hasani, nuk e kanë arritur.

    “Nuk jam veç unë që nuk mujta me fitu pa balotazh, Nuk mujtën as ata të tjerët që koxha patën mbajtë ymyd”, shkroi kandidati i Nismës.

    Ndërkaq, duhet theksuar se kur janë numëruar 99.10 për qind e votave, Ekrem Hyseni prin me 44.30 për qind ose 16.451 vota, derisa kryetari aktual nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi renditet i dyti me 44.00 për qind ose 16.338 vota.

    LDK prin në Podujevë edhe në garën për Kuvend Komunal me 38.49%. E dyta renditet LVV me 37.40%.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark