Insajderi
Insajderi

Vëzhguesit e BE-së: Shkarkimi i Valdete Dakës nga Vjosa Osmani nuk u bazua në ligj

Insajderi
19 October 2021 - 15:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vëzhguesit e BE-së: Shkarkimi i Valdete Dakës nga Vjosa Osmani nuk u bazua në ligj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Raporti preliminar i vëzhguesve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e 17 tetorit ndër të tjera flet edhe për shkarkimin e ish kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka nga ana e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

“Vendimi i Presidentes së Kosovës për të shkarkuar ish kryesueses e KQZ-së së Valdete Daka me 14 qershor katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve lokale, nuk mund të mbështetet në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit as nga bazat e shënuara të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme“, thuhet ndër të tjera në raporton e vëzhguesve të BE.

Tutje thuhet se ky vendim nga shoqëria civile dhe partitë opozitare është parë kryekëput si vendim i motivuar politikisht.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark