“Sami baba, urime Drenicë”, qytetari i “çmendur” për rezultatin e PDK-së në Skenderaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Sami baba, urime Drenicë”, qytetari i “çmendur” për rezultatin e PDK-së në Skenderaj

    Insajderi
    19 October 2021 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një festë të ‘çmendur’, me armë e fishekë zjarr e bën drenicakët mbrëmjen e së dielës, ditën kur u mbajtën zgjedhjet lokale në Kosovë. Ende pa u shpallur rezultatet preliminare, qytetarët e Skenderajt bllokuan rrugën, siç thanë ata për të festuar fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë qytet.

    E pas festës që u bë në Skenderaj, në rrjetet sociale filluan të qarkullojnë edhe video të shumta të qytetarëve, të cilët të entuziazmuar u deklaruan për rikthimin e PDK-së në Skenderaj, transmeton Telegrafi.

    Në rrjete sociale është duke qarkulluar me të madhe edhe video e një djaloshi të Skenderajt, i cili dëgjohet duke brohoritur “Sami baba”.

    “Sami baba, PDK e ka meritu, urime Drenicë, urime Sami Lushtaku, urime Fadil Nura. I thonë Sami baba se ka punu për Drenicën”, thotë qytetari derisa deklarohet për PDK-në.

    Video e këtij qytetari ka marrë komente e shpërndarje të shumta.

    Ndryshe, zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor, kurse PDK ka marrë 57,99% të votave.

    @tok_shoot

    ##foryou ##fypシ ##kosova ##prishtina ##kosovo ##albanian ##gerrnaqat

    ♬ original sound – Tik’Tok_Shqip


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark