Moshat e reja të varur nga droga, ShSKUK: Për 9 muaj 89 persona kërkuan trajtim në Psikiatri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Moshat e reja të varur nga droga, ShSKUK: Për 9 muaj 89 persona kërkuan trajtim në Psikiatri

    Insajderi
    20 October 2021 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë nëntë muajve të fundit në Repartin e Sëmundjeve të Varësisë në Klinikën e Psikiatrisë, 89 pacientë kanë marr trajtim për shkak të varësisë ndaj substancave të ndryshme narkotike dhe alkoolit.

    Sipas njoftimit, moshat e reja janë frekuentuesit më të shpeshtë të kësaj klinike.

    Madje, nga ShSKUK-ja kanë bërë të ditur se ka persona të moshës 15 dhe 16 vjeç që kërkojnë trajtim në këtë repart.

    Njoftimi i plotë:

    Në Klinikën e Psikiatrisë- Reparti i Sëmundjeve të Varësisë, gjatë 9 muajve të këtij viti 89 pacientë kanë kërkuar trajtim, numër dukshëm më i lartë në krahasim me vitin e shkuar.

    26 prej tyre, kanë qenë në varësi të opioideve (heroinë), 11 në varësi të kanabioideve (marihuanë), në varësi të polisusbstancave (substanca të shumta psikoaktive) 25, në varësi të alkoolit 14 dhe 3 në varësi nga sedativët.

    Është shqetësuese që moshat e rejat janë frekuentueset më të shpeshta, sidomos mosha 18 vjeçare e lart. Ka raste kur edhe persona të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar trajtim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark