Insajderi
Insajderi

Skena për Besnik Bislimin, shkelqen në teori konspirative kundër Lutfi Hazirit

Insajderi
20 October 2021 - 21:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Skena për Besnik Bislimin, shkelqen në teori konspirative kundër Lutfi Hazirit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se janë dy arsye pse Gjilani ka shkuar në balotazh e nuk e ka fituar në raundin e parë të zgjedhjeve kandidati i Vetëvendosjes, Alban Hyseni.

Ai ka thënë se një kanë qenë sondazhe e porositura që e kanë projektuar Hazirin fitues pa balotazh dhe e dyta ka qenë votat nga qytetarët serbë në Gjilan, që Bislimi thotë se Haziri i ka blerë nga Lista Serbe apo janë pjesë e kalkulimeve të Beogradit.

“Në Gjilan gara është dashur të përfundohet më 17 tetor, sikur të mos kishin qenë dy elemente. Kryetari aktual i Gjilanit e ka ditur shumë mirë se si do të përfundojë rezultati më 17 tetor dhe ka shkuar deri në instrumente që askush nga qytetarët e Gjilanit nuk ka besuar se do të shkonte ai. I dini këto vota që i ka blerë nga Lista Serbe. Është edhe më keq nëse nuk i ka blerë ato e i janë dhënë falas. I bie se janë pjesë e kalkulimeve të Beogradit“, ka thënë Bislimi.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, Hyseni ka marrë 44.43 për qind të votave, ndërsa Haziri ka dalë i dyti me 43.81 për qind.

Bislimi ndërkohë ka thënë se në Gjakovë, Mimoza Kusari-Lila, do të fitojë në balotazh përballë kryetarit aktual Ardian Gjini.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark