Nuk ndalen tërmetet, ishulli grek lëkundet edhe sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk ndalen tërmetet, ishulli grek lëkundet edhe sot

    Insajderi
    21 October 2021 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter goditi paraditen e sotme ishullin e Kretës në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se tërmeti kishte një thellësi të ulët, prej vetëm 2 kilometrash duke bërë që lëkundjet të ndjehen të forta në sipërfaqe, gjë që ka shkaktuar panik te banorët.

    Megjithatë, nga të dhënat paraprake nuk raportohet për dëme në njerëz përveç disa çarjeve në banesat e vjetra. Tërmeti i sotëm ndodh pas atij më të fuqishëm të shtatorit, ku Kreta u goditi nga një lëkundje me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter, raporton abcnews.

    Ishujt grekë, sidomos Kreta është goditur shpesh gjatë muajve të fundit nga tërmetet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark