×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​PZAP anulon zgjedhjet në Komunën e Hanit të Elezit

    Insajderi
    21 October 2021 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Suma, është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me procesin zgjedhor që është zhvilluar në këtë komunë, e ku kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Balazhi fitoi pa balotazh.

    Sipas vendimit të PZAP-së, Suma është ankuar se simpatizantët e PDK-së kanë bërë presion mbi qytetarët e Hanit të Elezit që të votojnë këtë subjekt politik.

    “Më datë 18.10.2021, PZAP-i, ka pranuar ankesë nga kandidati i pavarur Rufki Suma, i cili pretendon se gjatë netëve të fundit të zgjedhjeve lokale në Komunë e Hanit të Elezit simpatizantët e PDK-së, kanë bërë presion mbi qytetarët ku çdo qytetarë e kanë përcjellë me veturë dhe i kanë bërë ultimatum që të mos futen nëpër shtëpi, pra po ashtu dyshojmë se janë shpërndarë mjete për blerje të votave. Parashtruesi i ankesës thekson se e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës por të njëjtit nuk kanë dalë për t’i shpërndarë turmën e njerëzve”, thuhet në njoftim.

    Kjo komunë ka gjithësej 11 vendvotime.

    Sipas rezulateteve të së dielës, pas numërimit të 100% të votave, Mehmet Balazhi i PDK-së doli fitues me 50.98% të votave të përgjithshme.

    I dyti doli kandidati i pavarur, Rufki Suma me 42.47% të votave.

    Ndërsa, Sherif Berisha i Lëvizjes Vetëvendosje mori vetëm 6.54% të votave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark