Njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me vaksinimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me vaksinimin

    Insajderi
    21 October 2021 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ditën e premte, nga ora 10:00-17:30, të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19, mund të vaksinohen nga ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, siç ka thënë, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19.

    “Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës. MSh falënderon Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) për mbështetje për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”, thuhet nga MSH.

    · Dita/Data: E premte, 22 tetor 2021

    · Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziri”, Prishtinë

    · Ora: 10:00-17:30

    · Tema: Vaksinimi I qytetarëvë kundër COVID-19.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark