Nisin hetimet pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisin hetimet pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit

    Insajderi
    22 October 2021 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zgjedhjet në Han të Elezit, që u mbajtën me 17 nëntor të këtij viti.

    Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Prokuroria e Ferizajt.

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas marrjes së informatave se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP),ka anuluar procesin e votimeve të datës 17 Tetor 2021 për kryetar komune në Han të Elezit, ka autorizuar Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin në fjalë, nën dyshimin për veprat penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës të KPRK-së (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Ndryshe, PZAP anuloi dje krejtësisht zgjedhjet në Han të Elezit të cilat u fituan në raund të parë nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Zyrtarë të kësaj partie po pretendojnë se shtyrja e zgjedhjeve u bë mbi bazën e disa “argumenteve” bizare dhe të paqëndrueshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark