Insajderi
Insajderi

Grabitje e armatosur në Podujevë, hajnat përleshen me viktimat

Insajderi
24 October 2021 - 08:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka ndodhur një grabitje e armatosur në një shtëpi në Podujevë, njofton policia.

Sipas policisë, tre persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë brenda një shtëpie me ç’rast janë përleshur fizikisht me dy viktimat.

Gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, ku më pas në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja plumbash.

Në këtë situatë, të dyshuarit kanë arritur ta vjedhin veturën e viktimës dhe të largohen.

Vetura është gjetur e djegur në Lipjan.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE GRABITQARE/Podujevë 23.10.2021 – 04:30. Dy  viktimat kosovarë, kanë informuar se në shtëpinë e tyre kanë hyrë tre persona të maskuar dhe të armatosur. Të dyshuarit janë përleshur me viktimat. Gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Të dyshuarit kanë arrit të vjedhin veturën e viktimës dhe të largohen. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Vetura e viktimës është gjetur e djegur në afërsi të qytetit të Lipjanit. Rasti është duke u hetuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark