Supremja vendos: Komisionerja e VV-së do të paguajë 1 mijë euro dënimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Supremja vendos: Komisionerja e VV-së do të paguajë 1 mijë euro dënimin

    Insajderi
    25 October 2021 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kolegjet e Gjykatës Supreme kanë vendosur lidhur me ankesën e Xhezide Selimit, komisioneres së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan. Supremja e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Selimit.

    E njëjta do të detyrohet të paguajë dënimin prej 1 mijë eurove.

    “Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Xh.S., anëtare e Komisionit zgjedhor në Vendvotimin QV2614/01D nga subjekti politik “Lëvizja Vetëvendosje”, e paraqitur kundër pikës III të vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A.nr.630/2021, të datës 20.10.2021”, thuhet në vendimin e gjykatës.

    Kujtojmë se një ditë pas zgjedhjeve lokale, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Internës Kosova, ka parashtruar ankesë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan. Këtë ankesë e pati aprovuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP.

    Sipas ankesës, pretendohet se komisionierja e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Xhezide Selimi ka bërë postimin dhe shpërndarjen e materialeve zgjedhore në rrjetin social facebook, ku ka postuar një fotografi duke votuar, ku nëpërmjet të cilës ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë numrin 144./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark