Shaqir Totaj: Kryetari në ikje pati mbështetjen e kryeministrit Kurti, balotazhi do ta tregojë të vërtetën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shaqir Totaj: Kryetari në ikje pati mbështetjen e kryeministrit Kurti, balotazhi do ta tregojë të vërtetën

    Insajderi
    27 October 2021 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se e ka ditur që do të shkojë në balotazh, pasi që ka qenë e pamundur të fitohet kundër Mytaher Haskukës, marrë parasysh përkrahjen që e ka pasur ai nga kryeministri Albin Kurti.

    Totaj thotë se raundi i dytë do të tregojë realitetin, e që sipas tij është ai që Haskuka ka pasur qeverisje të dobët dhe të mbyllur pa kontakte me qytetarin.

    “Unë personalisht e kam ditur se do të jem në balotazh sepse pretendimi i kryetarit në ikje që do të fitojë 0pa balotazh ishte iluzion. Ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarë dhe e kemi parë disponimin e tyre. Fakti që kryetari në ikje dhe ka pasur resurse dhe ka pasur përkrahjen e kryeministrit aktual, megjithatë nuk ja kanë arritur. Tani jemi në balotazh. Është rezultat real dhe ky raund do ta tregojë të vërtetën. Do ta tregojë qeverisjen e tyre të mbyllur pa komunikim me qytetarë dhe autarkik dhe ka pasur skandale të ndryshme”, ka thënë ai në emisionin dPt te Fidani në T7.

    Totaj do të shkojë në balotazh me Haskukën, që është kandidat i VV-së më 14 nëntor.

    Haskuka është kryetar aktual dhe ka garuar për të fituar besimin e qytetarëve për një mandat të dytë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark