KQZ publikon rezultatin përfundimtar - kaq vota morën Arben Vitia e Përparim Rama - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    KQZ publikon rezultatin përfundimtar – kaq vota morën Arben Vitia e Përparim Rama

    Insajderi
    28 October 2021 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka marrë 36 mijë e 818 vota, apo 42.54%.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka marrë 29 mijë e 252 vota, 29.17%.

    Uran Ismaili nnga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 18 mijë e 771 vota, apo 21.69%.

    Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë gjithsej 3 mijë e 874 vota, apo 4.48%.

    Kandidati i Aleancës Kosova e Re, Gëzim Mehmeti, ka marrë 1 mijë e 588 vota, apo 1.83%.

    Avni Cakmaku nga partia Fjala ka marrë 155 vota, apo 0.18%, ndërkaq Florim Isufi nga Partia Balliste ka marrë 100 vota, apo 0.12%.

    Me 14 nëntor për Prishtinën pritet ballafaqimi mes Arben Vitsë së VV-së dhe Përparim Ramës së LDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark