Kryeministrit Kurti flet për herë të parë për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryeministrit Kurti flet për herë të parë për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar

    Insajderi
    28 October 2021 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka folur rreth kërcënimit që i është bërë atij.

    Kurti para gazetarëve tha se nuk ndjehet i kërcënuar. Shtoi se organet e sigurisë e kanë vlerësuar të tillë situatën dhe kanë ndërmarr veprime.

    I pari i ekzekutivit theksojë se nuk ka ndryshuar agjendën e punës përkundër kërcënimit.

    “Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar mirëpo janë organet e sigurisë ato të cilat i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, tha Kurti përcjell Insajderi.org.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark