Kryredaktori i Kohës u largua pasi u propozua ambasador, deputetja e pushtetit i uron suksese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryredaktori i Kohës u largua pasi u propozua ambasador, deputetja e pushtetit i uron suksese

    Insajderi
    28 October 2021 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, i ka uruar fat dhe suksese gazetarit Agron Bajrami, i cili nga pozita e kryeredaktorit në gazetën Koha Ditore, është propozuar të bëhet ambasador i Kosovës në Belgjikë.

    Kusari komentoi në postimin e drejtoreshës së Kohës, Flaka Surroi, duke i uruar suksese edhe asaj dhe gazetës.

    “Shumë suksese Agron Bajrami e shumë fat e suksese edhe grupit Koha e Flaka Surroi në rrugëtimin tuaj tutje”, ka shkruar Kusari.

    Pas karrierës disavjeçare si kryeredaktor në gazetën “Koha Ditore”, Bajrami tani mund të nisë një tjetër karrierë si diplomat në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, që njihet si qendër e administratës për Evropën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark