Hyseni tregon pse Kurti vendosi ta dërgojë Njësinë Speciale në veri pak ditë para zgjedhjeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Hyseni tregon pse Kurti vendosi ta dërgojë Njësinë Speciale në veri pak ditë para zgjedhjeve

    Insajderi
    29 October 2021 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në muajin shtator kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vendosi reciprocitet për targat. Derisa në dy pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak vendosi forca të Njësisë Speciale të Kosovës. Nga disa kjo u kuptua si fushatë elektorale, krejt kjo pasi vetëm një muaj më pas me 17 tetor, ishte dita e zgjedhjeve lokale.

    Lidhur me këtë situatë dhe vendimin e Kurtit në kohë fushate ka folur nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni.

    Hyseni tha Kurti rrezikoi jetën e pjesëtarëve të Policisë se Kosovës me këtë aksion derisa shtoi se marrëveshja e pretenduar se është arritur nga kjo qeveri ka qenë e nënshkruar nga Edita Tahiri.

    Këto veprime sipas tij, Kurti i ndërmori për shkak se pa që situata prag të zgjedhjeve s’ishte në favor të tij.

    “Çka e vlen me përmend sa i përket kësaj marrëveshje është se kemi qu Njësinë Speciale dhe i kemi rreziku jetën e tyre, dhe në fund u kuptu për çka, për target KM edhe për një marrëveshje që e ke pas në tavolinë të nënshkruar prej Edita Tahirit. Dua të them duke i analizu rezultatet që i kemi mbërri tek pastaj e kupton që krejt kjo ndërmarrje ka qenë për me bo një lloj ngjallje në atmosferën elektorale e cila dukej që nuk ishte fare në favor të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Hyseni për Insajderin.

    Gjatë kësaj interviste Zgjim Hyseni, dikur pjesë e Vetëvendosje ka komentuar edhe qasjen e Qeverisë Kurti karshi nepotizmit, masat sociale për shtresën e varfër të Kosovës të marra nga ministri i Financave, Hekuran Murati, shkarkimin e ambasadorëve, gjegjësisht përfaqësimin në arenën ndërkombëtare. E së fundmi edhe refuzimin e projektit të gazitpërçues.

    Intervista e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark