Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në Junik ku është pritur nga kandidati për kryetar i kësaj komune, Agron Kuçi dhe shumë aktivistë e përkrahës, të vendosur për t’i dhënë mbështetje të parezervë Kuçit për mandatin e radhës si kryetar i Junikut.
Haradinaj përmes profilit të tij në Facebook theksoi se junikasit kanë vlera të njohura nga të gjithë.
‘Juniku i fitoreve. Të ndershmit dijnë me nderu. Sot në Junik’, shkroi ai.
Kujtojmë se, Agron Kuçi për tri mandate radhazi i ka fituar zgjedhjet në komunën e Junikut, si kryetar komune, ndërkaq nga raportet e shumë organizata vendore e ndërkombëtare është shpërblyer për performancën e tij në qeverisje.