Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 13 raste të reja të infektuara me virus.
Komunat që kanë regjistruar më së shumti raste të infektuara janë ajo e Vushtrrisë dhe e Prishtinës me nga 4 raste.
2 nga rastet e reja të infektuara janë të moshës zero deri në 9-vjeçare.
3 nga rastet e reja janë të moshës 10-19 vjeçare ndërsa 1 e moshës 30-39 vjeçare.