Arrestohen dy persona për këtë vepër penale në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohen dy persona për këtë vepër penale në Mitrovicë

    Insajderi
    01 November 2021 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar dje në Mitrovicë pasi kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor.

    Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

    “Gjatë ditës së djeshme së datës 31 tetor 2021, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë,, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

    Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Mitrovicë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor.

    Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe janë arrestuar i dy të dyshuarit.

    Rasti po hetohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa pas intervistimit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet më tej në njoftimin e policisë,


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark