Sulmohet me dru nga Vjehrra, kërkon ndihmë nga policia në Fushë Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sulmohet me dru nga Vjehrra, kërkon ndihmë nga policia në Fushë Kosovë

    Insajderi
    01 November 2021 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar në polici se është sulmuar nga vjehrra e saj.

    Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

    Viktima ka deklaruar se është sulmuar me mjet të fortë druri, ndërkaq ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve.

    Policia ka bërë të ditur se viktima së bashku me foshnjën janë dërguar në strehimore, ndërkaq e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

    “Fushë Kosovë, 31.10.2021 – 18:00. Ankuesja femër kosovare  ka raportuar se e dyshuara femër kosovare (vjehrra e saj) e ka sulmuar atë me mjet të fortë druri. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark