Arben Gashi: Ambasadori Grenell tha që për 7 ditë ta rrëzojmë Qeverinë Kurti , çdo ditë vinte nga një mesazh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arben Gashi: Ambasadori Grenell tha që për 7 ditë ta rrëzojmë Qeverinë Kurti , çdo ditë vinte nga një mesazh

    Insajderi
    01 November 2021 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur për kohën e rrëzimit të Qeverisë Kurti 1, duke rrëfyer për herë të parë që çdo ditë vinte nga një mesazh nga i dërguari special i Presidentit të SHBA-ve, Richard Grenell, raporton Gazeta Insajderi.

    Gashi këto komente i bëri në emisionin Politiko në Kanal 10, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Halil Matoshi, i cili pyeti se a kishte pasur presion për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

    “Ne kemi pasur në mënyrën e qartë dhe të saktë të shkruar se kemi pasur shtatë ditë me rrëxu Qeverinë. Çdo ditë ka ardhur mesazh “6, 5, 4 nga zoti Grenell” – tha ai.

    “Ne e kemi paguar çmimin për atë punë. Është mbyllur ajo dhe i takon të shkuarës. Zotëri Kurti ka një Qeveri, ka një rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhje me 14 shkurt. Po mundohemi që të i japim shanse zotit Kurti në Qeveri, ta korrektojmë ku gabon. Por qasja e tyre është shumë agresive” – vijoi Gashi.

    PAMJE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark