
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 17 tetorit shënoi 4 fitore në raundin e parë derisa shkoi në balotazh në 8 komuna. Ky rezultat po konsiderohet si një rikthim i fuqishëm i partisë.
Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të PDK-së dhe qasjen e Qeverisë Kurti karshi SHBA-ve, Gazeta Insajderi, ka realizuar një intervistë me nënkryetaren, Vlora Çitaku.
Çitaku u deklarua për humbjen që pësoi Uran Ismaili në Prishtinë, për atë se a do ta përkrahë PDK, LDK-në apo VV-në për kryeqytetin.
Procesi i zgjedhjeve lokale brenda Partisë Demokratike të Kosovës u shënua me ‘zhurmë’, kur themi zhurmë fjalën e kemi për deputeti e kësaj partie, Bekim Haxhiu i cili doli kundër partisë për garën në Skenderaj. Përkrahu Bekim Jasharin dhe jo Fadil Nurën.
A do të përjashtohet “Kamishi” nga partia, përgjigjen e kuptoni posa ta përfundoni intervistën.
Ndaj PDK në Skenderaj e Han të Elezit pati akuza për presion ndaj qytetarëve e manipulim të votave, cila është kundërpërgjigja e Çitakut. Jep edhe një deklaratë epike për Rufki Sumën. Ajo tregon se kush i dha përgjigje më së miri si Jasharit si Sumës.
Gjatë kësaj interviste, Çitaku flet edhe për koalicionet e mundshme parazgjedhore për atë se a ka vija të kuqe me ndonjë parti.
“Jam i gatshëm të bëjë koalicion me LDK-në në Mitrovicë, që ta na ndihmojnë në Prizren”, si e komenton Çitaku deklaratën e fituesit të zgjedhjeve në Mitrovicë, Bedri Hamzës. A është edhe ajo në të njëjtën linjë?
Çitaku dha përgjigje edhe për atë se çka pret Partia Demokratike e Kosovës pas raundit të dytë të zgjedhjeve.
Duke pasur parasysh karrierën e Çitakut si ambasadore në Washington, nuk i shpëtoi dot pyetjes për shkarkimin e ambasadorëve, lënien e vendeve vakante nga ana e Qeverisë aktuale, më konkretisht ministrisë së Punëve të Jashtme.
Pse Çitaku e cilëson si të pa precedent vendimin e qeverisë Kurti për refuzimin e projektit amerikan për gazinpërçues.
Edhe pak ditë, bëhen plotë një vit që dy ish-kryetarët e PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli gjenden në paraburgim në Hagë, çfarë thotë Çitaku për këtë pikë – të gjitha përgjigjet i gjeni në intervistën më poshtë.
Intervista e plotë: