Grabitje në një dyqan në Prishtinë: Të arrestuarit i gjenden stoli ari, thikë e kaçavidë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Grabitje në një dyqan në Prishtinë: Të arrestuarit i gjenden stoli ari, thikë e kaçavidë

    Insajderi
    03 November 2021 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot rreth orës 04:00, ka ndodhur një vjedhje grabitqare në një dyqan, në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

    Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në vendin e ngjarjes, derisa ka qenë në konfrontim fizik me zyrtarin e sigurimit (të një kompanie private) .

    Personit të dyshuar A.G. mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Turqisë, i janë gjetur dhe sekuestruar:

    – stoli ari dhe bizhuteri,

    – një thikë

    – një kaçavidë etj.

    Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark