Insajderi
Insajderi

42 vjeçari gjobitet me 500 euro, hodhi mbeturina afër ujësjellësit

Insajderi
03 November 2021 - 17:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
42 vjeçari gjobitet me 500 euro, hodhi mbeturina afër ujësjellësit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur që të identifikojë personin, i cili kishte hudhur mbeturina në afërsi të Fabrikës së Ujësjellësit ‘’Bifurkacioni’’ në fshatin Pleshinë të Ferizajt. Kjo informatë, është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’

Policia, e ftoi qytetarin H.H (M/K) 42 vjeçar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori dënimin e merituar sipas ligjit për kundërvajtjet dhe ju shqiptua dënimi prej 500 eurove nga inspektorët e komunës së Ferizajt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark