
Një qytetar në Komunën e Vushtrrisë, pas 21 vitesh, ka vendosur që më 3 nëntor [dje] të lajmërojë rastin e uzurpimit të pronës.
Ajo që lë përshtypje të madhe është se Policia e ka raportuar rastin me burokracinë e zakonshme.
Uzurpimi po ndodh qe njëzet e një vjet, prej vitit 2000 e deri tash më 2021, personi i dyshuar vazhdon t’i marrë qiranë nga prona e vushtrriasit.
E çka po bën policia e Kosovës?
Ka konsultuar prokurorin e shtetit dhe rasti “vazhdon të hetohet”.
Nuk dihet nëse ky rast do të marrë prioritet duke pasur parasysh kohëgjatësinë e pabesueshme të vazhdimit të veprës penale.
UZURPIM I PRONËS
Vushtrri 2000-2021. Me datë 03.11.2021 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar gjatë periudhës së cekur kohore, e pengon vazhdimit në pronën e tij, duke marrë qiranë nga prona e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet…