Ku ndodhet "Treni i Agim Bahtirit" - dalin pamjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ku ndodhet “Treni i Agim Bahtirit” – dalin pamjet

    Insajderi
    04 November 2021 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Treni i Agim Bahtirit” që shkoi në Mitrovicë pak para fushatës, sot është parë duke u kthyer prej nga erdhi, në komunën e Skënderajt.

    Treni lodër që qarkullonte çdo ditë nga qendra e qytetit deri tek Liqeni Akumulues, pas përfundimit të zgjedhjeve nuk ishte parë më duke qarkulluar në rrugët e qytetit, por ishte parkuar në lagjen Bair

    “Jepi zë” ka arritur të sigurojë fotografi nga fshati Broboniq, ku shihet treni duke u kthyer për në Skënderaj.

    Kujtojmë se nuk ishte e qartë prej nga kishte ardhur ky tren apo me çfarë procedurash ishte funksionalizuar. Kishte pasur reagime lidhur me paratë që paguanin qytetarët.

    Poashtu, nuk dihej as kush është pronari dhe nga është siguruar leje për qarkullim në qytet. Krejt çka dihej ishte se u soll nga kryetari Agim Bahtiri, pasi ai e kishte premtuar në fushatën e kaluar.

    Sidoqoftë, ky tren tashmë ka marrë epitetin edhe si “treni i Agimit”, pasi vetë kryetari kishte zgjedhur ta promovonte dhe të shëtitej me të.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark