Mosftesa e Kosovës nga SHBA-ja, kërkohet që Qeveria të ndërrojë urgjentisht kurs - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mosftesa e Kosovës nga SHBA-ja, kërkohet që Qeveria të ndërrojë urgjentisht kurs

    Insajderi
    05 November 2021 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti kosovar dhe njohësi i zhvillimeve që ndërlidhen me diplomaci dhe politikë të jashtme, Ilir Ibrahimi, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë ftuar Kosovën në Samitin e Demokracisë 2021.

    Ibrahimi thotë se deri tani janë dëgjuar mospajtime te vogla, por thotë se mosftesa tashmë është një ‘bërtimë’.

    “Deri tani kemi dëgjuar apo parë mospajtime më zë të ulët nga administrata Biden ndaj qasjes së Qeverisë Kosovës. Lënia anash e Kosovës, si një nga 4-5 vendet Evropiane që nuk ftohen në Samitin e Demokracisë 2021, – ËSHTË BËRTIMË”, ka shkruar Ibrahimi.

    Ai tutje thotë se presidentja Osmani ka qenë për vizitë në SHBA dy herë dhe s’ka takuar asnjë zyrtar të administratës. Gjithashtu përmend edhe deklarimin e Kurtit se do të vizitojë SHBA’në në nëntor, megjithatë specifikon disa burime që thonë se e ka anuluar meqë s’ka arritur të sigurojë ndonjë takim me administratën Biden.

    “Presidentja, brenda pak javësh ishte 2 herë në SHBA dhe nuk e takoi asnjë zyrtar të administratës. Kryeministri i cili kishte deklaruar se do të vizitojë SHBA në nëntor, e anuloi vizitën për shkak sipas disa burimeve, nuk arriti të sigurojë ndonjë takim me administratën.

    Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të ndërrojë kurs dhe ti kthehet ndërtimit tanimë të lënduar të mardhënieve me aleatin kryesor. Askush nuk mund të ja jap vetes luksin që për bindje idelogjike, të vëj në pikëpytje interesa strategjike të vendit”, ka shkruar Ibrahimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark