
Me pretendimin se i është bërë trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor paditësit V.A. dhe A.A. po kërkojnë kompensimin e dëmit material dhe jo material nga e paditura Klinika Kirurgjike “Aloka”.
Sipas padisë së ushtruar në 2016-ën, paditësja V.A pas vizitës mjekësore jashtë vendit dhe atë në “MedicalPark”, në Turqi ishte diagnostifikuar me një smundje të rëndë gjë që e paditura si rezultat i neglizhencës, jo seriozitetit apo paaftësis gjatë kontrolleve të bëra po në atë periudhë e njëjta nuk e ka diagnostifikuar sëmundjen me kohë te paditësja si pasoj e trajtimit të padërgjegjshëm mjekësor.
Andaj më anë të padisë ata kanë kërkuar shumën prej 3,500 eruo për kompensim e dëmit material dhe jo material, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Përfaqësuesi i paditësve avokati Fatbardh Makolli në seancën e së premtës ka deklaruar se me qenë se e paditura e ka kontestuar në tërësi padinë dhe kërkesëpadinë e paditësve i njëjti i ka propozuar gjykatës që në cilësin e palës të dëgjohet si dëshmitare paditësja V.A. si dhe Dr. Emine Disha dhe Dr. Xheladin Reçica.
Sipas tij, dëshmia e dy mjekëve është e rëndësishme pasi që për të njëjtit tha se kishin bërë diagnostifikim të saktë të sëmudnjes së paditëses dhe i kishin dhënë rekomandime për veprime të mëtutjeshme, duke shtuar se këto rekomandime nga tani e paditura nuk janë respektuar.
Pas kësja ai tha se paditëses iu kishte përkeqësuar gjendja dhe e njëjta po të mos intervenonte me urgjencë me intervenim sipas tij, pasojat do të ishin shumë më të mëdh, ngase infeksioni ka qenë në kohën e metastazës.
Po ashtu avkati Makolli gjykatës i ka propzuar që të bëjë nxjerrjen e provës përmes ekspertizave mjekësore, konkretisht të kirurgjisë torakale të asaj onkologjike si dhe eksperitzën financiare.
Detyrë e ekspertëve të mjekësis torakale dhe onkologjike ai tha se do të jetë konstatimi i rrjedhjes kronologjike të sëmundjes së paditëses, intervenimit, çasja dhe efektshmëria në aspektin e kujdesit adekuat profesional sa i përket tretmanit dhe procedurës së intervenimit kirurgjik si dhe i terapive adekuate.
Ndërsa detyrë e ekspertit financiar ai tha se do të jetë përllogaritja e të gjitha shpenzimeve që paditësja i ka pas që nga faza e konstatimit të infeksionit e deri në përfudnimin e të gjitha shpenzimeve mjekësore për kurimin e saj.
E në anën tjetër përfaqësuesi i të paditrës avokati Adem Vokshi e ka kundërshtuar bazën e kërkesëpadisë dhe lartësin e saj me arsyetimin se e paditura nuk është përgjegjëse për dëmin i cili i është shkaktuar tani paditëses.
I njëjti gjykatës ia ka dorëzuar disa dokumente mjekësore për të cilat tha se kanë të bëjnë me trajtimin e paditëses te e paditura.
Andaj avokati Vokshi nuk i ka kundërshtuar propozimet për dëgjimin e palës në cilësi të dëshmitarës si dhe propozimin për nxjerrjen e provës përmes ekspertizave mjekësore dhe asaj financiare pasi që siç tha ai, edhe dokumentaioni mjekësor i dorëzuar në këtë seancë atyre do të ju shërbej në rastin e dhënjes së mendimit profesional.
Pas kësaj gjykatësja Donikë Dobruna e ka aprovuar propozimin e përfaqësuesit të palëve paditëse që në cilësin e palës të dëgjohet paditaja V.A.
Ndërsa lidhur me propozimet tjera ajo tha se do të vendos në seancën e radhës e cila është caktuar më 19 janar 2022.
Fillimsiht në seancën e së premtës përfaqësuesi i paditësve ka bërë edhe ndryshimin e padisë ku tani e tutje si paditës përveç V.A. do të jenë edhe A.A dhe A.A, i cili ndryshim është lejuar nga gjykatësja Dobruna.
Ndryshe sipas përgjigjes në padi të dhënë më 8 janar 2020, e paditura Klinika Kirurgjike “Aloka”, e ka kundërshtuar në tërësi padinë dhe kërkesëpadinë e paditësve si për nga baza ashtu edhe nga lartësia e saj me arsyetimin se paditësja i ka dorëzuar vet provat materiale me të cilat vërtetojnë se një gjë e tillë nuk është e vërtet dhe janë vetëm pretendime të paditëses të pandërgjegjëshme, të ulëta e që kanë vetëm një qëllim të përfitoj jo ligjshëm materialisht.
Tutje, në përgjigje në padi thuhet se e paditura ka bërë operimin e tani paditëses brenda afatit prej tri ditësh, ndërsa në Turqi thuhet se ajo ka kryer procedura të tjera sipas protokolit onkologjik dhe verifikimit imunohistokimit që është procedurë e cila duhet të vazhdoj pas diagnostifikimit të sëmundjes së rëndë.
Mbi këtë bazë e paditura ka kërkuar nga gjykata që ta refuzoj në tërësi si të pabazuar kërkesëpadinë e paditësve duke kërkuar edhe shpenzimet e rpocedurës.
Sipas padisë së ushtruar më 12 prill 2016, paditësja V.A. po kërkon kompensimin e dëmit material dhe jo material nga e paditura Klinika e Kirurgjisë “Aloka”.
Në padi thuhet se tani paditësja V.A, kishte kryer disa vizita mjekësore te e paditura konkretisht në departamentin e Kirurgjisë Torakale më 2 shtator 2015 ku Dr. Shqiptar Demqi e kishte udhëzuar që e njëjta t’i nënshtrohet një operacioni për konstatim më të detajuar të gjendjes së saj, ku e njëjta këtë operim thuhet se e kishte kryer më 4 shtator 2015.
Bazuar në padi pas operimit tani paditëses V.A i ishte konfirmuar se ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje dhe nuk ka asgjë shqetësuese në lidhje me atë që ajo kishte dyshuar.
Tutje, në padi thuhet se paditëjsa pas kësja kishte bërë disa vizita mjekësore jashtë vendit dhe atë në “MedicalPark”, në Turqi e cila klnik ia ka konstatur asaj se vuante nga një sëmundje e rëndë, gjë që klinika “Aloka” në Prishtinë si rezultat i neglizhencës, jo seriozitetit apo paaftësis gjatë kontrolleve të bëra po në atë periudhë e njëjta nuk e ka diagnostifikuar sëmundjen me kohë si pasoj e trajtimit të pa dërgjegjshëm mjekësor.
Sipas padisë për shkak të këtyre lëshimeve nga tani e paditura klinika “Aloka”, paditësja dhe familja e saj kanë pësuar trauma të rënda psikike, shqetësime dhe serioze për shëndetin.
Me anë të kësaj padie paditësit V.A, A.A. dhe A.A., po kërkojn nga gjykata që të detyrohet e paditura që atyre t’ua kompensoj dëmin material dhe jo material në shumën prej 3,500 euro si dhe shpenzimet e procedurës.