Insajderi
Insajderi

Tiranë: 60-vjeçari bie nga lartësia e banesës dhe humb jetën

Insajderi
07 November 2021 - 19:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tiranë: 60-vjeçari bie nga lartësia e banesës dhe humb jetën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë. Një 60-vjeçar me iniciale B.Sh. ka rënë nga lartësia e banesës së tij e për pasojë ka ndërruar jetë.

Nga informacionet paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, por policia nuk jep detaje mbi zonën.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 07.11.2021, rreth orës 17:40, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi  B. Sh, 60 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark