Paralajmërimet e ngjarjeve që do të ndodhin sot në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Paralajmërimet e ngjarjeve që do të ndodhin sot në Kosovë

    Insajderi
    08 November 2021 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme, 8 nëntor 2021

    Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së diskuton lidhur me caktimin e datave për intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:00)

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. (Hagë, 09:30- 16:00)

    FSSHK organizon protestë para Qeverisë së Kosovës. (Ora 10:00)

    Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Drejtësisë. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

    Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, pret në takim komandantin e Komandës Regjionale Perëndim (RCW), kolonel Andrea Bertazzo. (Salla e Asamblesë Komunale Deçan, ora 10:30)

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës Hysen Sogojeva do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Shtabi për Prishtinë, ish-ndërtesa e Ombuspersonit, hyrja nga restorant “Simphony”, ora 13:00)

    Promovohet libri “Rrënjë” i autores Ulpiana Maloku, përmes leximit skenik me regji të Kushtrim Mehmetit. (Qendra “Libart”, objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark