Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

    Insajderi
    08 November 2021 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, shtyhet për një ditë tjetër.

    Kështu thuhet në njoftimin e lëshuar për media përcjell Insajderi.

    Këto ishin pikat e rendit të ditës që pritej të diskutoheshin në mbledhjen e paraparë për sot (e hënë).

    I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

    II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:

    Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.
    III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

    Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
    Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,
    Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.
    IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:

    Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.
    V. Përgatitjet për seancë të re plenare:

           1.   Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    
           2.   Pyetjet parlamentare,
    
           3.   Debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC,
    
           4.   Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-061 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”,
    
           5.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
    
           6.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-028 për të drejtën ndërkombëtare private,
    
           7.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar,
    
           8.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-053 për Topografitë e Gjysmëpërçuesve,
    
           9.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-055 për Dizajnin industrial,
    
         10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e konkurrencës,
    
      11.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për Deminim Humanitar,
    
      12.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-059 për Patentat,
    
      13.    Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,
    
      14.    Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,
    
      15.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,
    
      16.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,
    
      17.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,
    
      18.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,
    
      19.    Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020,
    
      20.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2020,
    
      21.    Shqyrtimi i Raport vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020,
    
      22.    Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,
    
      23.    Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,
    
      24.    Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,
    
      25.    Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë),
    
      26.    Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
    
      27.    Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
    
      28.    Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

    VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark