Dënoi me 8 muaj burgim dhunuesin e një të miture në Pejë - suspendohet gjyqtarja Florije Zatriqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dënoi me 8 muaj burgim dhunuesin e një të miture në Pejë – suspendohet gjyqtarja Florije Zatriqi

    Insajderi
    08 November 2021 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka suspenduar gjyqtaren e Gjykatës Themelore në Pejë, Florije Zatriqi, deri në një vendim tjetër të këtij institucioni.

    Ky vendim erdhi pasi që Florije Zatriqi e kishte dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim një të akuzuar për dhunimin e një 15-vjeçareje.

    Aktgjykimi i Zatriqit nxiti reagime të shumta në vend, pasi që u vlerësua si dënim i butë dhe nxitës për rritjen e numrit të rasteve të dhunimeve seksuale në vend.

    Lidhur me këtë rast pati reaguar edhe prokurori i Shtetit dhe Gjykata Supreme, që kërkuan masa disiplinore ndaj gjyqtares.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark